![Receta e Pepës - Bakllava e shpejtë](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/15/200x200_auto_auto_auto_ff0722e26c75f0a4d957fd778dbecb5f1651234334_11694680073_117059116101718435315.jpg)
Receta e Pepës: Tavë me spinaq e vezë
![Receta e Pepës: Tavë me spinaq e vezë](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/22/auto_auto_auto_spinaq163661310717026286981716359227.jpg)
Përbërësit:
1 kg spinaq
6 kokrra vezë
1 qepë
100 ml qumësht
2 lugë parmixhano të grirë
vaj, kripë, piper
PËRGATITJA
Skuqim lehtë në tigan qepën, shtojmë spinaqin e grirë dhe e kavërdisim lehtë sa të bie pak, por gjethja të mbetet jeshile.
E heqim tiganin nga zjarri. Thërrmojmë djath të bardhë dhe e përziejmë me spinaqin. Shtojmë pak kripë e piper.
Kthejmë përzierjen në tavë. Në një enë tjetër rrahim dy vezë me qumështin dhe mbulojmë spinaqin. Mbi të hedhim kokrrat e vezëve (1 për person, në rastin tim 4 kokrra).
Mbulojmë sipërfaqen e tavës (spinaqin jo vezët) me kaçkavall të grirë. Pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë.
(Kosova Sot Online)