Receta e Pepës: Pite me djathë

  • E.K /
  • 06 July 2024 - 15:08
Receta e Pepës: Pite me djathë

PËRBËRËSIT:

750 gr petë,

1/2 kg djathë të troshitur,

100 gr mazë,

4 vezë,

1 lit qumësht,

kripë, pak vaj.

Tepsia e rrumbullakët e thellë, lyhet me yndyrë, në të shtrohet një petë e cila spërkatet me yndyrë, me qumësht e pastaj mbulohet me petën tjetër. Dy petë të tëra lihen anash, kurse tjerat priten përgjysmë.

Djathi, maza dhe vezët tunden, shtohen të bardhat e vezëve të tundura në shkumë dhe kësaj mase i shtohet qumështi dhe sipas nevojës kripë. Në këtë masë futen petët dhe shtrohen, gjegjësisht rrudhen në tepsi njëra mbi tjetrën gjersa të harxhohen të tërat. Këto mbulohen me njërën nga petët e tëra duke e spërkatur me vaj dhe qumësht, pastaj vihet edhe peta e dytë duke e lyer mirë me yndyrë dhe qumësht.

Pitja piqet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C 15 minuta, pastaj zvogëlohet temperatura në 220 gradë C.

Pjekja zgjat rreth 40 minuta.

(Kosova Sot Online)