Receta e Pepës:Pulë në salcë curry
Përbërësit:
500 gr gjoks pule i copëtuar në pjesë të vogla
1 qepë
4 qepë të reja
150 ml ajkë për gatim
150 ml lëng supe
1 lugë gjelle curry
vaj
gjalpë
kripë
piper
lëng limoni
2 lugë miell
Përgaditja:
Gjoksin e pulës ndajeni në copa të vogla dhe kriposeni e biberoseni. Fërgojeni në vaj e gjalpë të nxehtë në tigan dhe më pas largojeni nga zjarri.
Në vajin ku është fërguar mishi, hidhini qepën e vjetër bashkë me qepët e reja dhe më pas shtoni curryn dhe miellin.
Përziejeni mirë dhe më pas shtoni ajkën e gatimit dhe lëngun e supës. Pas kësaj shtoni mishin e fërguar paraprakisht dhe lërini të ziejnë të gjitha bashkë derisa të vlojë masa.
Kur të jetë ftohur pak, shtoni kripë, lëng limoni e erëza sipas dëshirës e nevojës.
(Kosova Sot Online)