Për tri ditë, pa sëmundje dhe helme
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se konsumimi i ushqimit të dëmshëm nuk është aspak i shëndetshëm për ne, por se mund të shtyjmë veten larg saj. Nëse dëshironi që ta zëvendësoni ushqimin tuaj dhe ta pakësoni nevojën për ushqim të përpunuar, më së miri është të provoni këtë metodë treditore të pastrimit, rapporton Gazeta Kosova Sot
Dy ditë para se të filloni me detoksim, ndaloni të konsumoni prodhime të qumështit, pasi që ato ngadalë treten dhe mund ta ndalojnë pastrimin. Trupi juaj duhet të jetë pa helme, që vijnë nga prodhimet e qumështit, para se të filloni me pastrim. Së pari pini një gotë laksativ bimor një natë para se të filloni me pastrim, për t’i pastruar zorrët nga helmet, që shkaktojnë kapsllëk. Përgatitni limonadë nga dy limonë dhe gjysmë gote ujë dhe e pini para kafjallit. Pas kafjallit, pini 1 gotë e gjysmë lëng grejpfruti.
Pini 1-1 gotë e gjysmë lëng nga karota midis kafjallit dhe drekës. Karotat janë të pasura me betakarotinë, që në organizëm shndërrohet në vitamina A. Gjatë drekës pini 1 gotë e gjysmë lëng që përmban kalium. Mund ta përgatisni me selino, majdanoz, karotë dhe spinaq. Një orë para mbrëmjes pini një gotë çaj mente, xhenxhefili apo të kaçes, për hedhjen e mukozës. Para se të shkoni në shtrat, pini 340 ml lëng të pastër të boronicave.
(Kosova Sot)