Simptomat më të shpeshta të dëmtimit të veshkave

  • E.K /
  • 29 April 2024 - 10:10
Simptomat më të shpeshta të dëmtimit të veshkave

Duke pastruar gjakun, veshkat do të parandalojnë grumbullimin e lëngjeve shtesë dhe helmeve në trup. Dëmtimi i veshkave ndikon në shëndetin në përgjithësi. Ja disa nga simptomat e dëmtimit të veshkave.

ËNJTJE

Veshkat e dëmtuara nuk janë në gjendje të largojnë lëngjet e tepërta nga organizmi, që vërehet në ënjtjen e duave, fytyrës, këmbëve.

NDRYSHIM NË URINIM

Shenjat e hershme të dështimit të veshkave, që kërkojnë vëmendje urgjente janë: Vështirësi në urinim ose ndjenjë e presionin, Gjak në urinë, Urinë e turbullt, Urinim i pakët në sasi , Urinë e zbehtë në sasi të madhe dhe urinim i shpeshtë, Urinë me shkumë, Urinim gjatë natës.

SKUQJE NË LËKURË

Pasi që veshkat nuk funksionojnë, helmet grumbullohen në gjak, që sjell skuqjet në lëkurë dhe të kruara të forta. Edhe nëse problemin e trajtoni nga jashtë, veshkat nga brenda përbëjnë problem.

LODHJE

Eritropoetina, që njihet edhe si "EPO", është hormon që veshkat e shëndetshme e prodhojnë. Ky hormon është i detyruar në prodhimin e formimit të qelizave të kuqe të gjakut, të cilat bartin oksigjenin. Në rast dëmtimit, numri i qelizave pakësohet, që ndikon me mosdërgimin e oksigjenit në trup. Kjo sjell mungesë të energjisë në muskuj dhe aneminë.

(Kosova Sot Online)