Vitamina që 'rrafshon' barkun

  • E.K /
  • 29 April 2024 - 10:00
Vitamina që 'rrafshon' barkun

Fryrjet, gazrat dhe çrregullimet në tretje janë shkaktarët e fryrjes së stomakut, që na bëjnë më të trashë sesa që në fakt jemi. Në natyrë fshihet një vitaminë që zgjedh këto probleme. Bëhet fjalë për vitaminën B, më saktë për vitaminat e grupit B, që trupi ynë i adhuron.

VITAMINA B-6

Nëse trupi ua mban ujin dhe ngriheni të fryrë në mëngjes, vitamina B-6 ju ndihmon të hiqni qafe këtë problem.

Burimet më të mira për vitamina B-6: shpezët, peshqit dhe drithërat, spinaqi dhe bishtajoret.

VITAMINA B-1

Kjo vitaminë karbohidratet i shndërron në derivate për organizmin. Përveçse e përmirëson punën e zemrës, ndikon mirë në nerva dhe përshpejton tretjen. Burimet më të mira për vitamina B-1: Drithërat, perimet e gjelbra, bishtajat.

VITAMINA B-12

Mungesa e këtij vitamine në trup ndërlidhet me proceset infektuese dhe inflamacionet rreth stomakut. Burimet më të mira për vitamina B-12: ushqimi i detit, qumështi, djathi, vezët, mishi i gjedhit.

(Kosova Sot Online