Simptomat e kolesterolit të lartë, të cilat nuk duhet lënë për asgjë
Pasi simptomat e nivelit të kolesterolit të lartë nuk janë edhe aq të qarta, është shumë me rëndësi t'i mësoni dhe t'i identifikoni ato
ËNJTJA DHE MPIRJA E GJYMTYRËVE
Ënjtja dhe ndjenja se u janë mpirë gjymtyrët janë një nga simptomat e koelsterolit të lartë. Reaksion ndodh pasi lipoidet e akumuluara parandalojnë qarkullimin e mirë. E bëjnë këtë duke reduktuar shpërndarjen e oksigjenit dhe nutrienteve në muskuj.
FRYRJET DHE TRETJA JO E MIRË
Për më shumë, niveli i pakontrolluar i kolesterolit të keq (LDL)janë nxitës i fortë për episode në vazhdimësi të tretjes jo të mirë dhe të fryrjeve. Lipidet shtesë në gjak dhe mëlçi ndikojnë në metabolizëm dhe parandalojnë tretjen jo të mirë, sidomos kur hani ushqime me nivel të lartë të yndyrës.
PROBLEME ME SHIKIMIN
Kështu, niveli i lartë i kolesterolit ndikon në zhvillimin e problemeve me shikimin. Nëse nuk adresohet në fillim, mund të shkaktohet problem i madh. Është e zakonshme që pacientët të kenë sy të verdhë dhe shikim të turbullt.
KAPSLLËKU
Lipoidet e formuara në arterie po ashtu dëmtojnë edhe tretjen. Për më shumë, moslëvizja e zorrëve shkakton kapsllëkun. Kjo ndodh si pasojë e shumë faktorëve, por një prej tyre është niveli i pakontrolluar i kolesterolit.
DHIMBJET NË GJOKS
Dhimbjet në gjoks janë simptomë që shfaqet herët. Plus, është gjithmonë arsye e mirë për kontroll të menjëhershëm dhe këshillë te mjeku. Megjithëse janë të shumta sëmundjet që ndërlidhen me dhimbjet e gjoksit, shumica e rasteve lidhen me kolesterolin e lartë.
TELASHET ME LËKURË
Urtikariet dhe gjendjet e tjera të lëkurës mund të shfaqen kur gjaku ka vështirësi në nivelin e kolesterolit. Këto gjendje manifestohen me njolla të kuqe në lëkurë, inflamacione dhe të kruara që është vështirë për t'i kontrolluar.
(Kosova Sot)