Thyhet edhe një mit: Përzierje me proteina për humbjen në peshë - Shëndetësia - Kosova Sot
Thyhet edhe një mit: Përzierje me proteina për humbjen në peshë

Thyhet edhe një mit: Përzierje me proteina për humbjen në peshë

Edhe pse janë në zë për të keq, lëngjet me përzierje proteinash janë më të mirët për theksim të trupit, heqjen e kilogramëve shtesë apo edhe ndërtimin e masës muskulore. Këto përzierje lëngjesh janë të dobishme për këto arsye:

KANË PAK KALORI DHE PAK YNDYRË

Marrë parasysh se nuk janë ushqim, përzierjet me proteina nuk janë të pasura me yndyra siç janë ushqimet që janë ët pasura me proteina. Zakonisht janë me pak kalori si zgjidhje e shpejtë për urinë pas ushtrimet e lodhshme, trasmeton gazeta Kosova Sot

MUND TË KOMBINOHEN ME UJË

Uji është pije ideale kur në pyetje është humbja në peshë. Hidratimi i mirë zvogëlon ndjenjën e urisë. Uji mundet të shtojë shkrirjen e kalorive, prandaj ky kombinim është ideal për humbjen në peshë.

PËR ENERGJI

Me ushtrime intensive humben kilogramët kështu që është me rëndësi që pas lodhjes të konsumohen proteina që e kompensojnë energjinë e humbur. Konsumimi adekuat i proteinave është i rëndësishëm për forcë dhe sfida fizike që përcjellin procesin e humbjes në peshë për të qenë i suksesshëm. 

(Kosova Sot)

15 orë e 40 minuta më parë
15/12/18