Spinaqi ul tensionin për disa orë dhe parandalon kancerin
Nëse dëshironi që për disa hapa të përmirësoni shëndetin tuaj, atëherë duhet të lejoni spinaqin më shpesh në tryezën tuaj.
PARANDALON KANCERIN
Shtimi i spinaqit në ushqim është mënyrë e thjeshtë për të parandaluar zhvillimin dhe rritjen e kancerit. Perimet me gjethe të gjelbra duhet të jenë në menynë e përditshme. Spinaqi, lakra jeshile, lakra, sallata e gjelbër, të gjitha këto janë ushqime të dobishme.
FORCON ESHTRAT
Spinaqi duhet të konsumohet edhe shkaku i vitaminave K, aleat të rëndësishëm në mbajtjen e eshtrave të shëndetshëm. Vitamina K është e rëndësishme për procesin e duhur të mineralizimit të eshtrave. Duhet ta hani sepse përmban kalcium, natrium, fosfor, mangan, bakër, zink, jod.
RREGULLON SHTYPJEN E GJAKUT
Spinaqi ka tre përbërës që luftojnë kundër shtypjes së lartë të gjakut, kalium, folate dhe magnez. Mineralet që i përmban spinaqi, sidomos magnezi dhe kaliumi, parandalojnë enzimat që rritin shtypjen e gjakut, kështu që spinaqi është i hatashëm për personat me shtypje të lartë të gjakut.
(Kosova Sot)