Zbulohet ilaçi që kthen shikimin dhe parandalon verbërimin

  • 11 December 2018 - 16:32
Zbulohet ilaçi që kthen shikimin dhe parandalon verbërimin

Atrofia spinocerebrale e tipit 7 është sëmundje shumë e rrallë që prek dhe degjeneron nervat në pjesë të ndryshme të trurit, prandaj në rastet më të shpeshta humbet edhe shikimi. Mirëpo, edhe njerëzit me një lloj verbërie si kjo tash kanë gjasa që të shërohen. Atrofia spinocerebrale, pos verbërimit, shkakton edhe vështirësi në të ecur, në të folur dhe në humbjen e ekuilibrit. Sëmundja shfaqet kur një pjesë e shkurtë e ADN-së që mban gjenin "ataksin 7", në mënyrë disproporcionale përsëritet dhe kërcënon si të rinjve po ashtu edhe të moshuarve. Mirëpo, tashmë ekziston ilaçi i ri, që shkatërron këtë gjendje para se të shndërrohet në proteinë dhe në këtë mënyrë parandalon gjenin që të përsëritet. Kjo terapi gjenetike, apo hulumtimi më pas ka dhënë rezultate të mahnitshme te minjtë, me rastin e testimit të ilaçit. Minjve u ishte dhënë gjeni i atrofisë spinocerebrale dhe ishin të verbër. Më pas u ishte dhënë ilaçi "ataksina 7" në njërin sy. Pas pak kohësh ishte dëshmuar se minjve u ishte kthyer shikimi.

 

(Kosova Sot)