Dieta m limonë që iu jep shumë përparësi

  • 26 March 2019 - 18:17
Dieta m limonë që iu jep shumë përparësi

Sipas autorit origjinal të dietës, dieta me limon pastron toksina e grumbulluara gjatë viteve, kthen vitalitetin dhe ngrit nivelin e energjisë. Mirëpo, trupi i njeriut posedon mekanizmat natyralë përmes të cilëve heq qafe substancat e dëmshme, e organi kryesor që e bën këtë punë është mëlçia. Regjimi strikt në parim i përkushtohet pastrimit të organizmit dhe nuk sugjerohet më gjatë se disa ditë. Shkaku i konsumimit minimal energjik (limon dhe shurup pishe) vjen deri te humbja e shpejtë në peshë, prandaj programi ka filluar të përdoret si dietë për humbje në peshë. Dieta bazohet në pijen nga limoi me shurup pishe shtesë dhe me speca të bluar pikant që konsumohet deri 12 orë në ditë, e krejt ushqimi tjetër shmanget

LIMON, LËNG PISHE DHE SPECA DJEGËS

Gjatë kohës së mbajtjes së dietës me limon konsumohet ekskluzivisht lëngu i përgatitur nga lëngu i limonit, shurupi i pishës, specat pikant të bluar dhe uji u destiluar. Shurupi i pishës siguron energjinë nga sheqeri, si dhe disa vitamina dhe minerale, derisa speci pikant i bluar nxit shkrirjen e mukozës në trup. Pos konsumimit të lëngut me limon, preferohet konsumimi i çajit bimor me efekt laksativ, e mund të pini edhe çaj nga menta. Në rast të urisë, autori këshillon të pini një lëng nga limoni ose një gotë ujë që largon ndjenjën e urisë. Një natë para se të filloni me dietën, duhet të konsumoni një çaj bimor me efekt laksativ, e çdo mëngjes pas zgjimit një të katërtën e gotës ujë me dy lugë kripë deti, që nxit zbrazjen e zorrëve. Gjatë ditës nevojitet të pini gjashtë deri dymbëdhjetë pije me limon. Kur të përfundojë cikli detoksues dhe të filloni me konsumimin e ushqimit të fortë, më së mirë filloni me supë me perime dhe sasi të vogla pemë dhe perime e më pas filloni me shtimin e ushqimit.

MENDIMI I EKSPERTËVE

Shumica e ekspertëve pajtohen se një ushqim si ky, jo i ekuilibruar, nuk është i përshtatshëm dhe është potencialisht i rrezikshëm për shëndetin. Sa më gjatë ta aplikoni më shumë shtohet rreziku për pasojat e dëmshme.

NJË GOTË PËRMBAN:

2,8 dl ujë të filtruar të thjeshtë; 2 lugë të mëdha lëng limoni të shtrydhur; 2 lugë të mëdha shurup pishe; 1/10 e lugës së vogël speca pikant pluhur.

(Kosova Sot)