Antibiotikët më të fortë natyralë

  • 09 April 2019 - 13:24
Antibiotikët më të fortë natyralë

Gjithnjë e më shumë njerëz përcaktohen për ilaçet natyrale si burimin kryesor për antibiotikët – dhe këtë me arsye. Në vijim ju sjellim gjashtë nga antibiotikët më të fortë natyralë

Image

Qepa dhe hudhra

Që të dyja kanë përbërës të fortë antibakterialë dhe antibiotikë. Në kohën kur nuk kanë ekzistuar antibiotikët dhe produktet e tjera farmaceutike, thelbi i hudhrës ka përbërë industrinë farmaceutike shkaku i efektit të gjerë.

 

 

 

 

 

Image

Rrënja e xhenxhefilit

Xhenxhefili është erëz shumë efikase që përdoren në ushqim dhe mjekësi. Mund të konsumohet në forma të ndryshme, si ekstraktet, vaj, pilula, tinkturë. Është i hatashëm në luftën kundër infeksioneve dhe inflamacioneve, zbut simptomat e mundimeve dhe dhimbjet.

 

 

Image

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit në masë të madhe përdoret si antibiotik natyral dhe mund të ndihmojë në shërimin e kollës, kandidës, lythave dhe inflamacioneve. Ka efekt të fortë kundër mikrobeve që e bën të hatashëm si preparat në ndihmë te tretja.

 

 

Image

Uthulla e mollës

Kohëve të fundit uthulla e mollës është shumë aktuale shkaku i vetive kundër inflamacioneve. E pasur me acide të uthullës, ndihmon në trajtimin e problemeve me lëkurë, por edhe te gihti dhe artriti. Uthulla e mollës është burim për probiotikë, që trupi i ka nevojë.

 

 

 

Image

Mjalti

Në masë të madhe njihet si antibiotik natyral, mjalti po ashtu është i shkëlqyeshëm për trajtimin e shumë gjendjeve të tjera. Përmban peroksid, e mjalti është i fortë për të eliminuar më shumë se 60 lloje të baktereve dhe njëkohësisht në shërimi e plagëve.

 

 

 

 

Image

Karafili

Karafili është i veçantë shkaku i përbërësve antibakterialë. Përdoret në kujdesin ndaj shëndetin oral, por karafili luan rol në eliminimin e baktereve dhe inflamacionin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

 

 

 

 

(Kosova Sot)