Gjashtë zëvendësime natyrale për aspirinë dhe ibuprofen
Anemia, problemet e zemrës dhe humbja e dëgjimit janë disa nga pasojat e mundshme të konsumimit të shpeshtë të ilaçeve kundër dhimbjeve. Marrë parasysh se natyra ka zgjidhjen për gjithçka, në vijim ju sjellim disa ilaçe natyrale që zëvendësojnë disa konvencionale.
Lëvorja e shelgut të bardhë
Kjo bimë është aspirinë i vërtetë. Përmban substancën salicinë, që shndërrohet në acid salicik në stomak. Kjo thartirë është komponentë kryesore e aspirinës, por kur merret në mënyrë sintetike nuk ndikon më së miri në stomak. Lëvorja e shelgut të bardhë ndihmon te gripi, inflamacionet, por edhe zbut dhimbjet.
Kapsaicina
Ky ilaç kryesisht përdoret për zbutjen e dhimbjeve në muskuj, nerva, si dhe zbutjen e dhimbjeve në nyja. Kryesisht mund të gjendet në formë të xhelit apo të kremit dhe mund të përdoret midis tri deri katër herë.
“Boswellia”
Kjo bimë njihet si "temjani indian", e pranishme në formë të kapsulës dhe kremit. Ka efekt kundër inflamacioneve falë acideve që gjenden në këtë lis. Kjo bimë përmirëson qarkullimin e gjakut, si dhe parandalon qelizat e bardha që bartin inflamacion të depërtojnë deri te nyjat e dëmtuara.
Thoi i maces (Uncaria tomentosa)
Kjo bimë rritet në Amerikën e jugut, e falë efektit kundër inflamacioneve i ndihmon trupit që ta luftojë dhimbjen. Dosa e sugjeruar është 25 deri 1.000 mg një herë deri tri herë në ditë. Nëse e tepron me konsumimin e saj, pason diarreja.
Aminoacidet omega 3
Njihen mirë për efektin e tyre kundër inflamacioneve dhe është dëshmuar se ju ndihmojnë pacientëve që vuajnë nga artriti reumatoid dhe problemet me zorrë. Këto aminoacide ndihmojnë edhe te problemet kardiovaskulare dhe ulin shkallën e vdekshmërisë kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës.
Kurkumina
Kurkumina është një komponent e bimës kurkumë që parandalon dhimbjen. Sikurse edhe kapsaicina, kurkumina bllokon rrugën se si sinjalet e dhimbjes që arrijnë deri në tru. Studimet tregojnë se kurkumina është efikase edhe te dhimbjet kronike, sidomos te artriti reumatoid.
(Kosova Sot)