Edhe personat në komë mund të komunikojnë?

  • 07 May 2019 - 10:22
Edhe personat në komë mund të komunikojnë?

Personat që për shkaqe të ndryshme kanë përfunduar në komë mund të përgjigjen me "po" ose "jo" në pyetjet e parashtruara, me anë të ndryshimit të mendimit, thonë shkencëtarët britanikë nga Kembrixhi.

- Me anë të rezonancës magnetike, shkencëtarët kanë matur reagimet e trurit ndaj bërjes së pyetjeve të thjeshta dhe kanë mbetur të mahnitur nga reagimi i pacientëve të cilët, megjithëse ishin në gjendje komatoze, mundnin të përgjigjeshin me anë të të menduarit - thotë dr. Adrian Oven, anëtar i ekipit shkencor për hulumtimin e trurit.

Deshifrimi i sekretit të "zërit të brendshëm" do të mund ta luante një rol të rëndësishëm në marrjen e vendimeve rreth jetës a vdekjes të mijëra pacientëve në komë. Shkencëtarët britanikë besojnë se, të paktën një e pesta e këtyre pacientëve, janë në gjendje që të komunikojnë.  

(Kosova Sot Online)