Ushqimet dhe barnat për personat me probleme kardiovaskulare

  • 09 May 2019 - 08:31
Ushqimet dhe barnat për personat me probleme kardiovaskulare

Terapia më e shpeshtë, e cila u përshkruhet personave me probleme kardiovaskulare janë ilaçet, të cilat ulin nivelin e kolesterolit LDL, që ndryshe njihet edhe si statinët.

Shkencëtarët amerikanë kanë vendosur që të bëjnë studime, me ç'rast kanë pyetur personat në terapinë me statinë, nëse u kushtojnë kujdes edhe shprehive ushqimore, të cilat janë kyçe në ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm. Studimet ishin menduar në atë mënyrë, duke analizuar shprehitë në të ushqyer, si dhe të dhënat e amerikanëve me terapi me statinë, në periudhën midis viteve 1999 deri në vitin 2000, si dhe nga viti 2009 deri në vitin 2010.

Rezultatet kanë treguar se si amerikanët që ishin në terapi, që nga viti 2009 deri në vitin 2010, mesatarisht 11 g yndyrë më tepër në ditë dhe kishin indeks më të lartë trupor, në krahasim me anketuesit, të cilët me terapi kishin filluar nga viti 1999 deri në vitin 2000.

Është tmerrues fakti se si numri i shfrytëzuesve të statinëve në dhjetë vitet e fundit është rritur për 8 %, përderisa te këta persona shihet shtimi i konsumimit të kalorive dhe indeksit trupor, në krahasim me personat që nuk përdorin statinë.

(Kosova Sot Online)