Çaji, freskimi më i mirë

  • 01 June 2019 - 07:56
Çaji, freskimi më i mirë

Kur koha është e ndryshueshme, çaji është pija, e cila ju shkon më shumë për shtati, në krahasim me pijet e gazuara po lëngjet me sheqer, por mos e ftohni çajin në frigorifer apo me akull. Moti i ndryshueshëm, temperaturat e larta, rigat e shiut dhe dielli rrallëkujt se i përshtaten.

Edhe pse freskoheni me sallata të lehta, pemë të freskëta dhe ujë, provoni edhe disa lloje të çajit, që me siguri do t'ju përshtaten, në krahasim me pijet e gazuara dhe lëngjet e gatshme plot me sheqer, të cilat më shumë bëjnë dëm sesa dobi. Por, çajin mos e ftohni në frigorifer apo me akull, pasi që trupi më ngadalë adaptohet në temperaturat e larta sesa kur konsumojmë pije të ftohta. Për t'u mbrojtur nga insektet e ndryshme, të djegurat nga dielli, ju sugjerojmë çaj, në të cilin mund të hidhni pak mentë. Një gotë çaj limoni në ditë, ndikon në sistemin tuaj nervor, pakëson stresin dhe pagjumësinë. Por, mos i shtoni akull, por ta lini të ftohet në temperaturën e dhomës dhe, sipas dëshirës, mund t'ia shtoni edhe pak mjaltë.


(Kosova Sot Online)