Mosha 36 vjeçe, momenti kur fillojmë të mendojmë shëndetshëm

  • 16 June 2019 - 11:31
Mosha 36 vjeçe, momenti kur fillojmë të mendojmë shëndetshëm

S a ishim adoleshentë, pastaj në të njëzetat, e madje edhe kur i mbushim të tridhjetat, shumica prej nesh mendon se jemi të pathyeshëm. Por, kur t'i mbushim të 36-at, kjo ndryshon. Kjo është mosha kur, sipas studimit, atëherë fillojmë të mendojmë dhe të jemi të vetëdijshëm për vdekjen, si dhe fillojmë të aplikojmë një mënyrë më të shëndetshme të jetesës. Një vdekje në familje, një paralajmërim nga mjekët, janë lloji i ngjarjes që i shtyn njerëzit të mendojnë ndryshe. Në studimin ku kishin marrë pjesë 2.000 persona, ishte vëzhguar qëndrimi i tyre ndaj shëndetit dhe ishte zbuluar se rreth 56 për qind e tyre kishte injoruar paralajmërimet dhe i ishte përmbajtur stilit të dëmshëm të jetesës 'jetoje momentin', qasje kjo që nuk i preferohet një periudhe të gjatë kohore. Një person mund ta presë atë zgjimin nga gjumi dhe t'i kushtojë kujdes shëndetit në moshën 36 vjeçe, ku një pjesë e madhe e njerëzve në këtë moshë thonë se ishin tmerruar kur kishin vërejtur se një mik apo i afërm kishte ndërruar jetë. 

(Kosova Sot Online)