Paracetamoli nuk ka efekt kundër dhimbjeve të shpinës

  • 17 June 2019 - 10:57
Paracetamoli nuk ka efekt kundër dhimbjeve të shpinës

Marrja e paracetamolit nuk ka kurrfarë efekti shërues kundër dhimbjeve të shpinës, megjithëse kjo tabletë preferohet shumë të përshkruhet nga mjekët. Sipas studimit, paracetamoli është zgjedhja e parë që u ofrohet pacientëve me dhimbje akute në shpinë.

Studimet tregojnë se kjo tabletë kundër dhimbjeve nuk ndihmon në shërimin e shpejtë, e po ashtu nuk ndikon as të flini më shpejt apo të keni një jetë më cilësore. Studiuesit sugjerojnë se këshillat dhe qetësimi nga vetë ana e mjekut janë të efektshme për pacientin, kundër dhimbjeve të shpinës, po aq sa edhe paracetamoli.

Kjo do të thotë se këshillimi i pacientëve do ta përmirësojë shëndetin e tyre, e më pas do të ndihen më mirë. Dhimbjet e shpinës, sipas ekspertëve, godasin dy në pesë njerëz, ndërsa që kjo dhimbje paraqitet si pasojë e qëndrimit jo të drejtë apo ngritja e peshave të rënda. Në shumicën e rasteve dhimbja pushon për 12 javë. Megjithëse shumica e mjekëve këshillojnë të përdoret paracetamoli, nuk ekziston ndonjë fakt i fortë i cili tregon se kjo ka një efekt. 

(Kosova Sot Online)