Ngërçet në këmbë, shkaku i mungesës së mineraleve

  • 20 June 2019 - 12:24
Ngërçet në këmbë, shkaku i mungesës së mineraleve

Ngërçet në këmbë shfaqen papritmas, pa kurrfarë paralajmërimi dhe zakonisht godasin muskujt, përderisa ngërçet e tyre shkaktojnë dhimbje. Sipas vlerësimeve, rreth 40 për qind e njerëzve kohë pas kohe pësojnë ngërçe në këmbë, sidomos sportistët, femrat, shtatzënat dhe personat e moshuar. Ngërçet më shpesh shfaqen gjatë natës, por shfaqen edhe gjatë ditës, duke ecur, gjatë lodhjes apo pas qëndrimit për një kohë më të gjatë ulur.

Sipas mjekëve, dhimbjet më shpesh shfaqen gjatë verës e shkaktarët janë të shumtë. Një nga arsyet mund të jetë kronike, sidomos te personat e moshuar, kur kemi të bëjmë me qarkullimin e dobësuar të gjakut dhe dobësimi i enëve të gjakut. Shpeshherë shfaqen dridhje në këmbë, apo 'gjilpërat', siç njihen ndryshe në popull, gishtërinjtë në këmbë janë të ftohtë e më pas vjen deri te ngërçi i muskujve. Arsye tjetër është mungesa e konsumimit të lëngjeve. Gjatë verës vjen deri te çrregullimi i elektroliteve, që më pas ndikojnë në lajmërimin e ngërçeve në këmbë. 

(Kosova Sot Online)