Autizmi ndërlidhet me ekspozimin ndaj pesticideve gjatë shtatzënisë

  • 24 June 2019 - 15:16
Autizmi ndërlidhet me ekspozimin ndaj pesticideve gjatë shtatzënisë

Shumë pesticide janë të dëmshme për njerëzit dhe ato mund dhe do ta bëjnë një gjë të tillë, të bëjnë kërdi me shëndetin tuaj nëse u ekspozoheni këtyre kemikaleve të rrezikshme për një periudhë më të gjatë kohore. Me sa duket, këto rreziqe janë sidomos më të larta për femrat shtatzëna që vijnë në kontakt me pesticidet. Në bazë të një studimi që është bërë i ditur javën e kaluar, femrat shtatzëna që u janë ekspozuar pesticideve kanë më shumë gjasa të lindin fëmijët e tyre të prekur nga autizmi.

I njëjti studim po ashtu ka paralajmëruar se femrat që jetojnë përreth fermave apo vendeve të tjera komerciale, ku edhe përdoren pesticidet, kanë shumë gjasa, për fat të keq, të lindin fëmijë të prekur nga autizmi. Me vite të tëra, mjekë dhe shkencëtarë janë duke u përpjekur ta zbulojnë shkasin që shkakton autizmin, e kjo gjendje kishte qenë e ndërlidhur me infeksionet virale, çrregullimet gjenetike apo komplikimet e tjera që kanë ndodhur gjatë shtatzënisë. Duket se ekspozimi ndaj tymit të naftës, merkurit, apo pesticideve të tjera gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të fetusit, si dhe ardhja në kontakt e femrës me pesticidet për 60 për qind shton gjasat që të lindë fëmija i prekur me autizëm.

(Kosova Sot Online)