Pesë lëngjet që shërojnë infeksionet urinare

  • 27 June 2019 - 22:36
Pesë lëngjet që shërojnë infeksionet urinare

Infeksionet urinare janë ndryshim pezmatues në rrugën e kanaleve urinare.Kësaj sëmundje më shumë i janë të ekspozuara femrat në krahasim me meshkujt, madje dhjetë herë më shumë.Në mënyrë që infeksionet urinare me sukses të qetësohen dhe shërohen, duhet të pini së paku dy deri në tri litra lëngje, por më së miri do të ishte ujë të pagazuar dhe çaj

BORONICAT E KUQE

Janë shumë efikase në rastin e infeksioneve të ndryshme urinare, sidomos në ato që shkaktohen nga esheria-koli. Parandalon ngjitjen e këtyre mikroorganizmave të dëmshëm për murin e fshikëzës së urinës dhe në këtë mënyrë nxit hedhjen e tyre. Më së shpeshti përdoren frutat, të freskëta dhe të thara, për përgatitjen e çajit. RRUSHI Rrushi parandalon përhapjen e baktereve të ndryshme dhe shfaqjen e infeksioneve. Ndikon si diuretik, që do të thotë se ndikon në urinimin paksa më të shpeshtë, me ç'rast ndihmon në largimin e baktereve të dëmshme nga organizmi. Për përgatitjen e çajit përdoren gjethet e thara.

MAJDANOZI

Çaji nga majdanozi, përveçse është shumë i dobishëm me rastin e infeksioneve urinare, përdoret edhe me rastin e infeksionit të prostatës dhe zbut urinimin e vështirësuar. Për përgatitjen e çajit përdoren gjethet e po ashtu edhe rrënjët e majdanozit.

BARI I HIDHUR

Pos që përdoret për shërimin e infeksioneve urinare, bari i hidhur (Equisetaceae) përdoret për shërimin e infeksioneve urinare, si dhe është shumë i dobishëm për largimin e rërës dhe të gurëve nga kanalet urinare dhe nga veshkat. Lehtëson urinimin e vështirësuar dhe parandalon mbajtjen e lëngjeve. Për përgatitjen e çajit përdoren gjethet e thara.

TUFA E MISRIT

Në mjekësinë popullore tufa e misrit njihet si preparat i shkëlqyeshëm shërues për infeksionet në kanalin urinar. Pos kësaj, është vërtetuar se konsumimi i rregullt i çajit me tufë misri ndikon në thyerjen e gurit në veshka. Përdoret në formë të çajit.

(Kosova Sot Online)