Kuptojeni nëse vuani nga kandida

  • 13 July 2019 - 14:47
Kuptojeni nëse vuani nga kandida

Ekziston testi shtëpiak për kandidë. Testi është i thjeshtë, i lirë dhe jep rezultatet e duhura.

TESTI PËR KANDIDË: JA ÇFARË DUHET TË BËNI

Para se të shkoni në gjumë, mbushni një gotë të pastër me ujë dhe e lini pranë shtratit. Në mëngjes, porsa të zgjoheni, pështyni në ujë. Mos provoni që në gojë të formoni sasi të madhe të pështymës, vetëm bëjeni me aq sasi sa posedoni pas zgjimit. Më pas, e lini gotën të qëndrojë për 15 minuta. Më pas gjeni një burim të dritës dhe shikoni gotën.

Nëse pështyma juaj ka mbetur në sipërfaqe apo është zhytur, me ju gjithçka është në rregull. Nëse uji është turbulluar, apo nëse në ujë shihen shirita dhe nëse pështyma është grumbulluar poshtë, ekziston mundësia që keni shumë kandida në organizëm.

SIMPTOMAT

Simptomat e numrit të tepërt të kandidave në organizëm janë: infeksionet kronike me kërpudha me simptomat e të kruarave, fryrje në stomak dhe gazra, ngërçe, diarre, alergji, teshtitje, hunda e bllokuar, kolla e shpeshtë. 

SHKAKTARËT

Përqendrimit të tepruar të infeksionit me kërpudha i ndihmojnë edhe: shërimi me antibiotikë, sistemi i dobët imun, përdorimi i kontraceptivëve apo terapia hormonale.

(Kosova Sot Online)