Disa ide shumë të thjeshta që do ju ndihmojnë në kujdesin ndaj vetes

  • 31 July 2019 - 08:01
Disa ide shumë të thjeshta që do ju ndihmojnë në kujdesin ndaj vetes

Përkujdesja për veten duket sikur është përhapur si një lloj trendi këto vitet e fundit. Gjithandej në rrjete sociale njerëzit e njohur dhe jo vetëm kanë filluar ta promovojnë shumë këtë lloj kujdesi. Por ç’do të thotë të kujdesesh për veten? Kjo do të thotë të krijosh kohë për veten dhe së pari të fokusohesh tek vetja pastaj tek të tjerët. Megjithatë kujdesi ndaj vetes sot shihet si diçka tepër e shtrenjtë, sepse jo të gjithë personat kanë mundësi të shpenzojnë shuma të mëdha parash për një masazh, maskë fytyre apo për “spa“. 

Megjithatë ka shumë ide, të cilat mund t’ju shërbejnë dhe janë mjaft të vlefshme për kujdesin ndaj vetes. Për të krijuar pak kohë për veten duhet vetëm një kafe apo një çaj i ngrohtë, që do ju qetësonte dhe do ju dhuronte relaks. Për t’u kujdesur nuk duhet të shpenzoni shumë para për maska të shtrenjta për fytyrën apo trupin. Mjafton të krijoni një maskë në kushte shtëpie, duke përzier disa përbërës të ndryshëm së bashku. Disa seriale të preferuara do të jenë ideale për të krijuar pak kohë për veten. Zgjidhni një film, porosisni ushqimin e preferuar, uluni në kolltukun më komod dhe ne ju sigurojmë se do të kaloni orët më të mira me veten. 

(Kosova Sot Online)