Kajsia, vetitë dhe të mirat

  • 07 August 2019 - 13:04
Kajsia, vetitë dhe të mirat

Bima e kajsisë është mjaft rezistente ndaj klimave të ftohta, por ajo lulëzon shumë shpejt dhe për këtë ajo kultivohet më shumë në zonat me klimë të butë, për të shmangur shkatërrimin e fryteve nga i ftohti.  Në varësi të ndryshimeve klimaterike, kajsitë mund të piqen në mes dhe në fund të majit.
Me formën e saj ovale, kajsia ka një diametër prej katër deri në gjashtë centimetra. Ajo paraqet një lëkurë prej kadifeje, me ngjyrë të artë, në disa varietete tenton nga e kuqja dhe ka një farë të vetme. Ajo është një pemë e pasur me minerale dhe vitamina A dhe futet në frutat me më pak kalori.


Përfitimet shëndetësore të kajsisë
Kajsia është një frut i pasur me vitamina, sidomos me karotenoide, vitamina A dhe C. Prania e lartë e mineraleve si e kaliumit, fosforit, natriumit, hekurit dhe kalciumit e bën atë një aleate të fortë në rastet e anemisë, lodhjes, konvaleshencës dhe sidomos kaliumi ndihmon në aktivitet fizik gjatë muajve të verës.
Kajsia është edhe një laksativ i butë për shkak të sorbitolit, e pasur me ujë dhe fibra, ajo a priori është një ndihmë për rregullsinë e zorrëve. Vitaminat A dhe C kanë, në mes të vetive të ndryshme, edhe një funksion antioksidant, në këtë mënyrë ato venë në lëvizje veprimin e radikaleve të lira dhe mbrojnë organizmin.
Kajsitë duhet të konsumohen të freskëta, pasi të gatuara dhe konservuara ato humbasin shumë substanca të shëndetshme dhe sidomos dëmtojnë vitaminën C.

Vlerat ushqyese
Kajsia e freskët është e përbërë me rreth 86% ujë dhe rreth 6.5% sheqer. Proteinat përfaqësojnë 0.4% të peshës së përgjithshme, ndërsa 1.5% e zenë fibrat; yndyra nuk e kalon 0.1%.  Një kilogram produkt i freskët korrespondon me rreth 28 kalori.
Në mesin e mineraleve ajo përmban kalium, kalcium, fosfor, natrium dhe hekur. Ka me bollëk vitamina A dhe C. Nuk mungojnë edhe substanca të tjera si tiamina, riboflavina dhe niacina.