Efektet shëruese të kungullit

  • 29 August 2019 - 13:49
Efektet shëruese të kungullit

Farat e kungullit 14.470 herë janë më të shëndetshme sesa çokollata. Në vijim ju paraqesim disa nga arsyet pse duhet ta konsumoni kungullin dhe farat e tij.

SHËRON FSHIKËZËN DHE PROSTATËN

Farat e kungullit ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të fshikëzës dhe të prostatës. Problemet me prostatë shkaktojnë dhimbje gjatë urinimit dhe në aktivitetet seksuale. Shkaku se posedojnë aminoacide esenciale, vitamina E dhe selen, këto fara ju mbrojnë prej infeksioneve, e efekti i tyre mund të vërehet edhe në parandalimin e viruseve dhe baktereve në zorrë.  

E MIRË PËR ZEMËR

Materiet ushqyese që gjenden në kungull janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Magnezi mund ta parandalojë sulmin në zemër dhe në tru, e është i domosdoshëm në ndërtimet e një palce të shëndoshë kurrizore. Pos kësaj, magnezi dhe kaliumi mund ta normalizojnë shtypjen e gjakut.

UL KOLESTEROLIN DHE RUAN SHIKIMIN

Fibrat dietale nga kungulli ndihmojnë në uljen e kolesterolit, në mënyrën kur me konsumimin e tyre në organizëm mëlçia nxit shkrirjen e kolesterolit. Për të pasur një shikim më të mprehtë dhe më të shëndoshë duhet të hani kungull, sepse është i pasur me vitamina A, që së bashku me beta karotinë mbrojnë sytë nga kataraktës.

(Kosova Sot Online)