Mbroni shëndetin e gjinjve: 4 shprehi të vogla që ju mbrojnë nga kanceri i gjirit

  • 01 September 2019 - 08:25
Mbroni shëndetin e gjinjve: 4 shprehi të vogla që ju mbrojnë nga kanceri i gjirit

Kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit dhe femrat e reja, ekzistojnë lajme të mira dhe të këqija. Lajm i mirë është se mundësia për kancer të gjirit te femrat e reja është më e vogël, në krahasim me femrat më të vjetra, por lajm i keq mbetet, sepse nëse i prek, atëherë sëmundja është shumë agresive.

Por, me aplikimin e disa shprehive të shëndosha sëmundja mund të parandalohet.

PESHA TRUPORE

Mbipesha shton rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve malinje të gjinjtë, e po ashtu edhe pakëson gjasat për mbijetesë. Kini kujdes kilogramët dhe mbani në shifër normale. 

USHTRIMET

Ushtrimet e rregullta janë preventivë e shkëlqyeshme kundër kancerit të gjirit, sepse forcojnë sistemin imun, ulin mbipeshën dhe nivelin e estrogjenit dhe insulinës. Aktiviteti fizik në kohëzgjatje prej 45 minuta, 5 herë në javë është i mjaftueshëm.

HIQNI DORË NGA ALKOOLI!

Studimet kanë treguar se dy pije alkoolike në ditë shtojnë rrezikun për t'u prekur nga kanceri i gjirit për 21 për qind! Zëvendësojeni verën me lëng grejpfruti.

PERIMET

Ushqimet që nënkuptojnë sasi të vogël të yndyrës zvogëlojnë rrezikun për kancer të gjirit, por për ta zvogëluar edhe më shumë , konsumoni perimet si brokoli dhe lakra jeshile.

(Kosova Sot Online)