Pijet e gazuara na plakin para kohe

  • 06 September 2019 - 09:01
Pijet e gazuara na plakin para kohe

P ijet e gazuara e të ëmbla mund të kenë lidhje me plakjen më të shpejtë të ADN-së qelizore, ka treguar një studim i ri amerikan.

Shkencëtarët kanë konstatuar se ata persona që kishin konsumuar 350 ml pije të gazuara, e të ëmbëltuara në ditë kishin ndryshime në ADN, të cilat janë karakteristike për qelizat më të vjetra për 4,6 vjet, krahasuar me qelizat e personave që nuk kishin konsumuar pije të tilla.

Pijet e gazuara të ëmbla po ashtu mendohet se nxisin paraqitjen e diabetit të tipit II, por ky është studimi i parë që tregon se ka një lidhshmëri edhe me plakjen më të shpejtë. STUDIMI, REZULTATET E TË CILIT JANË BOTUAR NË REVISTËN "American Journal of Public Health", kishte përfshirë 5309 persona të rritur, të shëndetshëm, të moshës 20 deri 65 vjet. Ende nuk dihet se si dhe pse vjen deri te plakja më e shpejtë e qelizave te personat që konsumojnë pije të lartpërmendura.

(Kosova Sot Online)