Roli i proteinës "tau" te sëmundja e Alzheimerit

  • 20 September 2019 - 15:28
Roli i proteinës

Mosfunksionimi adekuat i një proteine të trurit, të quajtur proteina "tau", ka të ngjarë që të jetë fajtor për paraqitjen e sëmundjes së Alzheimerit dhe për format e tjera të demencës, thotë një studim i ri, i bërë në minj.

Duket se, kur nuk kemi një funksionim të mirë të proteinave "tau", vjen deri te vdekja e neuroneve (qelizave të trurit), thotë Charbel Moussa, kreu i Laboratorit për demencë dhe Parkinsonizëm në Universitetin e Xhorxhtaunit, në Uashington. Kjo d.m.th. se ilaçet të cilat e zëvendësojnë funksionimin e proteinës tau në këto qeliza nervore, kanë të ngjarë që ta ngadalësojnë përparimin e sëmundjes Alzheimer, thotë ai. Por, shkencëtarët nuk ia kanë dalë ta dinë se pse kjo proteinë e shkakton sëmundjen e Alzheimerit, pra cili është mekanizmi i veprimit.

(Kosova Sot Online)