Kafeja apo çaji: cili është më i shëndetshëm?

  • 26 September 2019 - 15:18
Kafeja apo çaji: cili është më i shëndetshëm?

Tash e një kohë të gjatë flitet për rivalitetin midis dy pijeve të ngrohta. Adhuruesit e kafesë dhe të çajit meritat ia dhurojnë njëri-tjetrit, prandaj na ka interesuar cila është e sakta?

TË DYJA PIJET E ZVOGËLOJNË RREZIKUT NGA SËMUNDJET E ZEMRËS

Kafeja dhe çaji posedojnë të njëjtat substanca ushqyese që mund t'i ndihmojnë zemrës tuaj. Ekspertët nga Holanda e kanë vërtetuar se konsumimi mesatar i të dyja pijeve mund ta ulë rrezikun për zemër. Personat që kanë konsumuar gjashtë apo më shumë gota me çaj për 36 për qind kishin më pak gjasa për të zhvilluar ndonjë sëmundje të zemrës. Nga ana tjetër, ata që kanë konsumuar tri deri gjashtë gota çaj, për 45 për qind ishin më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

KAFEINA PËRMIRËSON KUJTESËN

Në këtë rast, nuk ka dallim midis kafesë dhe çajit, por është mirë të cekim se përveçse ju mbush me energji dhe ju kthjellë, kafeina ka shumë të mira. Në kafe dhe çaj (sidomos në çajin e zi) kafeina ndihmon në mbajtjen e aftësive të kujtesës. Kafeina në çaj dhe kafe zbut rrezikun për t'u prekur nga sëmundja e Alzheimer-it te femrat. Truri i femrave që konsumojnë tri deri gjashtë gota çaj në ditë, ishin më të kthjellura gjatë pleqërisë. Kafeja ul rrezikun për shfaqjen e sëmundjes së Parkinson-it, sidomos te meshkujt. Kafeja nuk i ndihmon vetëm trurit, por edhe trupit. Ekspertët nga Portugalia e kanë zbuluar lidhjen e qartë midis kafesë dhe gjasave për zhvillim të Parkinson-it. Konsumimi i kontrolluar i kafesë, më saktë dy deri tri gota në ditë, mund ta zvogëlojnë rrezikun e kësaj sëmundje te meshkujt për 25 për qind.

KAFEJA DHE ÇAJI JANË TË PASUR ME ANTIOKSIDUES DHE SUBSTANCA USHQYESE

Pa marrë parasysh cilën e preferoni, kuptojeni se të dyja pijet janë të shëndetshme. Për fillim, që të dyja janë të pasur me antioksidues, që lidhin radikalët e lirë, dhe më gjatë do të mbeteni të rinj. Po ashtu, antioksiduesit janë në linjë të parë të frontit në luftë kundër kancerit.

PIJET ME KAFEINË ZVOGËLOJNË RREZIKUN PËR ZHVILLIMIN E DIABETIT, TIPI 2

Edhe pse niveli i sheqerit rritet në gjak pas konsumimit të kafeinës, hulumtimet kanë treguar që kjo është e kompensueshme me praninë e antioksiduesve, të cilët përmirësojnë ndjeshmërinë në insulinë dhe në mënyrë automatike zvogëlojnë rrezikun për t'u prekur nga diabeti, tipi 2.

(Kosova Sot Online)