Eliksiri që ju befason me përmirësimin e pasqyrës së gjakut

  • 03 October 2019 - 08:51
Eliksiri që ju befason me përmirësimin e pasqyrës së gjakut

Kjo bombë me vitamina është një eliksir shërues për rritjen e hemoglobinës, rritjen dhe shtimin e rruazave dhe qelizave të gjakut dhe përmirësimin e pasqyrës së gjakut në përgjithësi.



Për përgatitjen e këtij ilaçi natyral - bombë me vitamina- nevojiten: 200 ml mjaltë, 200 gr arra të bluara, 200 gr rrush të tharë, 200 ml lëng nga karotat, 200 ml lëng panxhari, 2 limona.

PËRGATITJA:

Pastroni 2 limona. I ndani përgjysmë dhe ua hiqni farat. Ashtu me lëvore i bluani dhe i vendosni në kavanoz prej një litre. Në masën e limonëve të bluar shtoni mjaltin, lëngun nga panxhari dhe lëngun nga karotat. I përzieni. Më pas shtoni edhe arrat e bluara dhe rrushin e tharë. Përsëri i përzieni. Do të fitoni rreth 1 kg masë shëruese dhe të shijshme. Ruajeni në kavanoz prej qelqi në frigorifer. Merrni tri herë në ditë nga një lugë, para shujtës.

(Kosova Sot Online)