Tri arsye pse nuk duhet ta konsumoni bukën

  • 28 October 2019 - 10:28
Tri arsye pse nuk duhet ta konsumoni bukën

Nëse jeni një ballkanas tipik, me siguri se bukën e përdorni në secilën shujtë, që nuk do të duhej. Për dallim nga ushqimet e tjera, buka e bardhë pothuajse nuk ka vlera ushqyese. Nuk përmban fibra, e të gjitha kaloritë vijnë nga karbohidratet, me të cilat trupi nuk ka ç'të bëjë pos t'ju shndërrojë në dhjam.

PËRMBAN SHUMË KRIPË

Shumica e llojeve të bukës së bardhë përmbajnë sasi të lartë të kripës. Sasia e shtuar e këtij minerali është e dëmshme për krejt organizmin, e sidomos ndikon në ngritjen e shtypjes së gjakut.

SHTON NË PESHË

Nëse hani shumë bukë, shkaku i kripës, sheqerit të rafinuar, kilogramët do të fillojnë të shtohen në gjithë trupin. Më së miri do të ishte ta shmangni të tërin, e nëse kjo është e pamundur, së paku zvogëlojeni sasinë.

NUK PARAQET SHUJTË TË EKUILIBRUAR

Pasi që bukës i mungojnë minerale dhe vitamina, do të thotë se krahas tij duhet të hani edhe diçka tjetër. Pse ta konsumoni atëherë? Nëse kërkoni bukë, le të mos jetë e bardhë.

(Kosova Sot Online)