Mund ta vendosni në sandviç, eshtrat dhe flokët do t’ju jenë mirënjohës

  • 28 October 2019 - 10:30
Mund ta vendosni në sandviç, eshtrat dhe flokët do t’ju jenë mirënjohës

Stina e dimrit është periudha kohore kur duhet të kënaqeni me të mirat që përmban spinaqi, i cili është i pasur me vitaminat A, C dhe K. Ka shumë mënyra në të cilat mund ta përdorni, e në vazhdim ju paraqesim disa prej tyre. Edhe pse pire nga spinaqi janë ushqimi më i popullarizuar, mund ta përdorni edhe në disa mënyra të tjera, që të fitoni një shujtë të shëndetshme dhe me vlera ushqyese.

E keni provuar ndonjëherë oriz me spinaq? Apo ta gatuani me patatet dhe me kunguj? Ndoshta thjesht do të ishte mirë ta shtoni në sandviç, pasi që edhe atje përshtatet mjaft mirë. Kur dëshironi të përgatisni në gjellë të majme, mjafton që spinaqin ta fërgoni në vaj ulliri, ta erëzoni me hudhra dhe piper të zi të bluar dhe ta shërbeni me sandviç me djathë.

PËRSE DUHET TA HANI SPINAQIN GJATË DIMRIT?

Vitamina A është e domosdoshme për rritjen e flokëve dhe për lëkurë, e cila dimrit është shumë e ndjeshme. Vitamina C, pos se e forcon sistemin imun, ndikon edhe në shtrëngimin e lëkurës dhe parandalon pëlcitjen e lëkurës. Vitamina K është e domosdoshme për shëndetin e eshtrave, e mungesa e vitaminës K mund të ndikojë në thyerjen e eshtrave.

(Kosova Sot Online)