Shëroni gjëndrat tiroide përmes kësaj recete popullore

  • 15 November 2019 - 09:25
Shëroni gjëndrat tiroide përmes kësaj recete popullore

Bari i erës (lat. Galium verum) dhe mëllaga e zezë janë shumë efikas në shërimin e gjëndrave tiroide. Më së miri do të ishte që bimët të jenë të freskëta, duke i përzier me ujë të vakët. Nëse nuk mund të gjeni bimë të freskëta, i mirëseardhur është dhe çaji, në të cilin mund të shtoni pak miell elbi, e më pas të gjitha këto t'i vendosni në peshqir dhe ta mbështillni fytin.

Dy herë në ditë aplikojeni këtë mënyrë nga dy orë. Çdo ditë mund të konsumoni një çaj prej 2 litra, ku përfshihen bimët si mijëgjethësja, kumaku dhe hithrat. Masën e fituar e radhisni nëpër gota dhe nga gjysmë gote të këtij çaji ta konsumoni para dhe pas shujtave.

(Kosova Sot Online)