Ilaçi natyral, me të cilin do ta rregulloni nivelin e sheqerit në gjak

  • 10 December 2019 - 10:12
Ilaçi natyral, me të cilin do ta rregulloni nivelin e sheqerit në gjak

I laçi natyral përbëhet prej dy erëzave të shëndetshme dhe me shije të këndshme, bëhet fjalë për kanellën dhe karafilin, e kjo recetë është shumë e lehtë për t'u përgatitur. Ky ilaç natyral përshpejton metabolizmin dhe ndikon mirë për shëndetin e njeriut në përgjithësi.

Kanella mes tjerash, ka aftësinë e rregullimit të sheqerit në gjak, ndikon kundër infeksioneve me kërpudha, pakëson fryrjet në bark dhe është një antioksidues i hatashëm. Karafili nuk mbetet më pas fare kur bëhet fjalë për vetitë e tij shëruese. Kjo erëz ndihmon në lirimin e helmeve nga trupi, zbut dhimbjet e dhëmbit dhe ndikon mirë në punën e zemrës.

PËRBËRËSIT - 2 shkopinj kanellë - 30 gramë karafil - 5 litra ujë.

PËRGATITJA: Kanellën dhe karafilin i vendosni në ujë dhe le të qëndrojnë ashtu në frigorifer për 4-5 ditë. Merrni 1 decilitër të këtij ilaçi (mund ta përzieni para se ta pini) në lukth të zbrazët. Kur t'ju mbesin vetëm 4 decilitra të këtij ilaçi, mund të filloni me përgatitjen e dozës tjetër. Pasi që të keni konsumuar të tri shishet, bëni një pauzë prej 15 ditësh dhe sipas nevojë mund ta përsëritni tretmanin.

(Kosova Sot Online)