Ky eliksir shkrin kilogramët, e ju nevojiten vetëm dy përbërës

  • 24 December 2019 - 14:54
Ky eliksir shkrin kilogramët, e ju nevojiten vetëm dy përbërës

Lufta me kilogramët kurrë nuk ka qenë më e shijshme. Po, mirë e keni lexuar, humbja në peshë nuk duhet të jetë as e mundimshme as e lodhshme dhe këtë pikërisht falë këtij eliksiri. Vetëm disa gllënjka të këtij lëngu 20 minuta pas drekës do t'ju ndihmojë të shkrini më shumë se gjysmën e kalorive, që keni konsumuar gjatë shujtës. Ju nevojitet një grejpfrut i madh dhe një lugë mjaltë. Përgatitja: E ftohni grejpfrutin në frigorifer.

E preni përgjysmë dhe me lugë ia nxirrni mishin. Mishin dhe mjaltin i vendosni në blender dhe përzieni derisa të keni fituar një masë homogjene. Ky kombinim çudibërës përmban likopen, që i ndihmon organizmin t'i heqë qafe helmet. Grejpfruti përmban shumë materie ushqyese, që ndihmojnë edhe kundër ftohjes dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Po ashtu, grejpfruti është i pasur me vitamina C, A, B, D, E dhe minerale, si: magnez, zink, fosfor dhe bakër, kështu që humbja në peshë nuk është arsyeja e vetme pse duhet ta përfshini këtë eliksir në ushqimin tuaj. Por, kini kujdes nëse merrni ilaçe, sepse grejpfruti mund ta forcojë efektin e disa ilaçeve të caktuara. 


(Kosova Sot Online)