Diabeti tipi 1, më i rrezikshëm për femrat

  • 20 February 2020 - 10:09
Diabeti tipi 1, më i rrezikshëm për femrat

Femrat e prekura nga diabeti, tipi 1, 37 për qind më shumë janë të rrezikuara nga vdekja në krahasim me meshkujt, kanë deklaruar shkencëtarët nga universiteti në Kuinslend. Në bazë të dhënave të grumbulluara nga rreth 200.000 njerëz, femrat me diabet, tipi 1, për 44 për qind më shumë ishin të rrezikuar nga vdekja si pasojë e sëmundjeve të veshkave, në krahasim me meshkujt. Po ashtu, prania e diabetit, tipi 1, te fëmijët më të rinj se 14 vjeç, nga viti 1989 po shtohet për 3 për qind çdo vit.

Në fakt, bëhet fjalë për sëmundjen autoimune, e cila shkatërron qelizat e pankreasit që janë të domosdoshme për prodhimin e insulinës. Diabeti, tipi 1, shton rrezikun për vdekje te të dyja gjinitë, por me sa duket femrat janë më të prira dhe më vështirë i rezistojnë kësaj sëmundjeje. Shkencëtarët kujtojnë se diabeti, tipi 1, është forma më e vështirë e sëmundjes së sheqerit, se mund të shfaqet te të gjitha moshat, por në rastet më të shumta shfaqet te fëmijët dhe te të rinjtë.

(Kosova Sot Online)