Lëngjet që shkrijnë dhjamin dhe përshpejtojnë metabolizmin
Me arritjen e ditëve të ngrohta, tradicionalisht na kapur edhe paniku për kilogramët e grumbulluar. Mirëpo, ekzistojnë disa fshehtësi, me ndihmën e së cilave do ta hiqni qafe këtë problem.
UJË ME VITAMINA
Lëngjet zëvendësoni me ujë, në të cilin një ditë më parë keni vendosur gjethe të mentës, disa lëvore të agrumeve (portokall dhe limon) dhe tranguj të freskët.
LËNGU PËR LUKTH TË ZBRAZËT
Është vërtetuar tashmë se si një gotë ujë i vakët me pak lëng limoni të shtrydhur, në lukth të zbrazët, bën çudinë për trupin tuaj. Ky lëng përshpejton tretjen dhe metabolizmin dhe ndihmon të hiqni qafe helmet.
ÇAJI I FTOHTË I GJELBËR DHE ÇAJ NGA MENTA
Çaji i gjelbër dhe ai nga menta janë antioksidues të fortë në forcimin e sistemit imun, por ndihmojnë edhe që trupi të heqë dhjamin shtesë, të shtuar në trupin e njeriut përmes ushqimit.
LËNGU NGA SHALQIRI
Shalqiri është përplot me ujë, por edhe me substanca shëruese, për të cilat është vërtetuar se pakëson dhjamet dhe shton masën muskulore.
(Kosova Sot Online)