Ajo humbi 13 kilogramë dhe pastroi lëkurën pasi që nga menyja hoqi disa ushqime

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 07:50
Ajo humbi 13 kilogramë dhe pastroi lëkurën pasi që nga menyja hoqi disa ushqime

Nëna e katër fëmijëve, lëkura e së cilës ishte e papastër që nga adoleshenca, kishte humbur në peshë për katër numra dhe ishte një modele pistash, pasi që kishte ndaluar të pinte kafe dhe të hante vezë. Kirsty Huntley (32) ka luftuar me këto simptoma që nga viti 2008. Si rezultate i gjendjes jo të mirë, aknet i ishin përkeqësuar. Ajo kishte lëkurë problematike. Vetëbesimin e kishte të ulët, kështu që mezi dilte nga shtëpia. Pas shumë ilaçeve dhe kremrave, asgjë nuk kishte efekt.

Pasi kishte bërë disa analiza, ishte vërtetuar se ajo nuk toleronte grurin, tharmin e bukës, vezët dhe kafenë. Menjëherë i kishte hedhur nga menyja. Për tre muaj gjendja e saj ishte përmirësuar në mënyrë dramatike, dhe pa vuajtur fare urie kishte humbur 13 kilogramë. Me largimin e ushqimeve të përmendura, mjekët theksojnë se gjendja e saj është krejt e re, se ushqimet e caktuara kanë ndikuar në përkeqësimin akneve dhe në shtimin e peshës, si pasojë e stresit që ajo e ndjente. Pasi që kishte hequr qafe kafenë, miellin dhe vezët, linja e saj ishte rregulluar shumë, metabolizmi po i punonte shumë më shpejt, ndërsa që edhe fytyra e saj ishte pastruar nga aknet. 


(Kosova Sot Online)