Për vetëm disa minuta, hiqni dhimbjet në secilën pjesë të trupit me ushtrime të veçanta

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 15:09
Për vetëm disa minuta, hiqni dhimbjet në secilën pjesë të trupit me ushtrime të veçanta

P a marrë parasysh nëse jeni aktivë dhe ushtroni për ditë, dhimbja në pjesë të ndryshme të trupit mund të shfaqet kurdo dhe kudo.

DHIMBJET NË PJESËN E POSHTME TË SHPINËS

Uluni drejt në karrige. Ngrini njërin gju deri në gjoks dhe kapni shputën. Ngadalë e ngrini që të prekni trupin dhe e mbani për 30 sekonda. Më pas gradualisht e lëshoni poshtë. Të njëjtin ushtrim e bëni edhe me këmbën tjetër.

DHIMBJET NË NYJAT E DUARVE

Shuplakat e duarve i bëni grusht dhe bëni rrathë me nyjat e tyre. Ushtrimin e përsërisni nga dhjetë herë, në të dyja drejtimet.

DHIMBJET NË SHPINË

Merrni frymë thellë dhe ngrini supet drejt kokës. Qëndroni në atë pozitë për 3 sekonda, lëshoni frymën dhe supet. Përsëriteni 10 herë, nëse mundeni edhe më shumë.

DHIMBJE NË MUSKUJT E MOLLAQEVE

Uluni dhe qëndroni drejt në karrige. Këmbën e djathtë e vendosni sipër gjurit të majtë. Shtrihuni nga para (do të ndjeni presion në muskujt e mollaqeve) dhe mbani atë pozitë për rreth 30 sekonda. Këtë mënyrë ta përsëritni edhe me këmbën tjetër.

DHIMBJET NË GJUNJË

Qëndroni ulur drejt në karrige. Ngrihuni ngadalë, por këtë e bëni me një lëvizje. Uluni përsëri ngadalë. Bëni kështu së paku dhjetë herë.

(Kosova sot Online)