Ju mundon pagjumësia: Ja fshehtësitë si të ngopeni gjumë!

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 10:17
Ju mundon pagjumësia: Ja fshehtësitë si të ngopeni gjumë!

E dhe mjekët që merren me pagjumësinë kanë telashe me gjumin nganjëherë, por kjo nuk zgjat shumë. Përdorni edhe ju metodat e tyre që të zhyteni në gjumë.

LIRONI MENDJEN NGA MENDIMET E RËNDA!

Ndoshta nganjëherë keni dëgjuar se në shtrat duhet bërë dy gjëra: gjumë dhe seks. Por, edhe leximi i ndonjë librit është në rregull. Rrotullimi nëpër shtrat është stresues dhe bën që truri të prodhojë adrenalinë, duke jua vështirësuar gjumin. Dërgoni mendjen te libri i mirë dhe lejojani lodhjes t'ju pushtojë.

SHKYÇNI TRURIN!

Dëgjimi i muzikës ralaksuese, jo vetëm se ju ndihmon të flini dhe t'u bashkoheni ëndrrave, por edhe të keni gjumë më cilësor.

USHTRONI NË MBRËMJE!

Ushtrimet intensive pak para gjumit ulin nivelin e hormoneve të kortizolit, i cili e shkakton stresin. Nuk keni pse të shkoni në palestër, gjithçka mund të bëni në shtëpinë tuaj.

MOS SHIKONI ORËN!

Kur njëherë të keni ndalur dritat dhe hidheni në shtrat, mos shikoni më sa është ora, madje edhe nëse zgjoheni në mes të natës. Nëse bëni këtë, do të filloni të mendoni se edhe sa orë gjumë ju kanë mbetur. Kjo shkakton ankthe e kjo ndikon që të mbeteni më shumë zgjuar.

(Kosova Sot Online)