Lëvorja e portokallit, për shëndet më të mirë

  • E.K /
  • 17 gusht 2020 - 10:11
Lëvorja e portokallit, për shëndet më të mirë

S humica e njerëzve nuk e kanë shprehi të konsumojë lëvoret e portokallit, megjithëse janë burim i shkëlqyeshëm për substanca nutritive që përmirësojnë punën e organizimit në përgjithësi. Lëvoren e portokallit mund ta hani pa frikë, por vetëm nëse është rritur në mënyrë organike.

NXIT HUMBJEN NË PESHË

Lëvorja e portokallit ka shije të hidhur, që edhe është arsyeja kryesore pse shumica e njerëzve nuk e konsumojnë. Është burim për fibra dhe përmban pak kalori. Studimet tregojnë se lëvorja e portokallit mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit, si dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të indit yndyror.

PËRMIRËSON PUNËN E SISTEMIT TRETËS

Lëvorja e portokallit është burim për pektinë dhe taninë. Këta përbërës marrin pjesë në parandalimin e kapsllëkut dhe lehtësojnë depërtimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes.

PARANDALON LLOJE TË NDRYSHME TË KANCERIT

Disa studime kanë treguar se lëvorja e portokallit mund ta ulë rrezikun për lloje të ndryshme të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, të lëkurës dhe atë të zorrës së trashë. Lëvorja e portokallit nxit eliminimin e toksinave nga sistemi tretës dhe pastron organizmin në përgjithësi.

(Kosova Sot Online)