Hiqni metalet e rënda dhe substancat e dëmshme prej trupit

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 11:23
Hiqni metalet e rënda dhe substancat e dëmshme prej trupit

Për vetitë shëruese të xhenxhefilit është shkruar disa herë deri më tani. Kjo bimë zbut simptomat te artriti, forcon imunitetin, ndihmon te të vjellat, hemorroidet, ngërçet, migrena, kolla, diarreja, gazrat, kapsllëku, qarkullimi i ngadaltë i gjakut, parandalon mpiksjet në gjak, ndihmon te sëmundjet e zemrës, dhimbjet menstruale, kolesteroli, parandalon rritjen e qelizave të kancerit, heq helmet prej organizmit.

Në mjekësi përdoret tash e qindra vjet, shkaku i përbërësve dhe efektit kësaj prej antioksiduesit kundër inflamacioneve. Është aleat për humbje në peshë, si dhe shkatërron substancat e dëmshme në trup. Banja shëruese është vetëm një nga mënyrat si ta përdorni këtë bimë shëruese. Përbërësit: Gjysmë gote xhenxhefil të gërryer; Disa pika vaj esencial xhenxhefili; 1 gotë kripë të imët. Kur ta keni mbushur vaskën me ujë të ngrohtë, ia shtoni përbërësit e përmendur më lart. Në vaskë qëndroni rreth 15 deri 20 minuta.

(Kosova Sot Online)