Receta e vjetër për jashtëqitjen e fortë, kapsllëkun

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 11:33
Receta e vjetër për jashtëqitjen e fortë, kapsllëkun

Nga të gjitha llojet e çrregullimit që u janë ekspozuar zorrët më i shpeshti është kapsllëku kronik. Shkaktar është mungesa e lëvizjes dhe anulimi jashtëqitjes.

SHËRIMI I KAPSLLËKUT

Me ujë të ngrohtë pastroni gjysmë kilogrami fik të tharë dhe i lini në një litër ujë për të vluar në zjarr të lehtë për 30 minuta. Pasi të ftohet, lëngun ta pini për çdo dy orë, e fikun ta konsumoni. Rezultate më të mira japin kur zihen gjysmë kilogram fik të tharë dhe gjysmë kilogram kumbulla të thara në tri litra ujë. E lini të vlojë derisa të avullohen dy litra ujë. Para dhe pas ushqimit të pini nga 1 dcl. lëng.

Po ashtu, konsumoni edhe nga një lugë të madhe fik dhe kumbulla. Pjesën e mbetur të lëngu, fikut dhe kumbullave ta merrni midis shujtave apo gjatë ditës së nesërme. Sasia e përbërësve mundet të jetë më e vogël apo edhe më e madhe, varësisht nga fakti se sa të sëmurë që jeni. Është me rëndësi që të hani sa më shumë mollë dhe kumbulla të freskëta. Gjatë shërimit të kapsllëkut, shujtat duhet të jenë më të vogla, por më të shpeshta. Hiqni dorë nga të gjitha llojet e lodhjeve fizike dhe psikike dhe qëndroni sa më shumë në ambient të hapur.

(Kosova Sot Online)