Zgjidhja për heqje të shpejtë të dhjamit nga beli

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 11:25
Zgjidhja për heqje të shpejtë të dhjamit nga beli

Rocco DiSpirito është bërë i famshëm falë shfaqjeve që kishin të bëjnë me përgatitjen e ushqimeve dhe me kuzhinën. Shfaqja e fundit, me emrin "Cook Yoru Butt Off", prezanton ushqimet që e përshpejtojnë metabolizmin dhe nxitin humbjen në peshë te gjinia e fortë.

QUMËSHTI I BADEMIT

Shmangni prodhimet e qumështit shkaku i laktozës dhe kafeinës, pasi që te shumica e njerëzve ndërlidhen me shtimin e shpejtë në peshë - thotë shefi famshëm i kuzhinës, Rocco DiSpirito. Në vend të qumështit, ai sugjeron përdorimin e qumështit të bademit, pa shtesa artificiale, që për një shërbim ka vetëm 30 deri 60 kalori, e trupin e furnizon me vitamina D dhe me kalcium.

GJOKS PULE

Shumë njerëz ndjejnë lehtësim kur fillojnë ta largojnë ushqimin e pasur me luten. Shembulli më i mirë është ai vetë. Edhe pse gjoksi i pulës nuk është kurrfarë zëvendësimi për bukën plot me luten, bëhet fjalë për ushqim të shkëlqyeshëm për vënien në lëvizje të metabolizmit. Tretja e proteinave joyndyrore kërkon nga metabolizmi që të punojë më shumë, prandaj shpenzoni kaloritë derisa të tretet ky mish - thotë shefi.

"LUO HAN GUO"

Ka shumë pak lloje të sheqerit në treg që nuk kanë shumë kalori, e janë natyrale - thotë kuzhinieri dhe shton: - Stevia është zgjedhje e shpeshtë, por shumë më mirë është të përdorni bimën kineze "Siraitia grosvenorii", përkatësisht "Luo Han Guo". Ëmbëltuesit artificialë mund ta çrregullojnë prodhimin e insulinës dhe punën e pankreasit, kështu që shefi i famshëm sugjeron përdorimin e kësaj bime në formën e saj të papërpunuar.

BIRRA

Disa studime të fundit tregojnë se shumë sportistë dhe nutricistë po i kthehen ushqimit me përqindje të lartë të ushqimeve alkaline. Ushqimi alkalin me sasi të ulët të acideve pakëson inflamacionet dhe sëmundjet që shkaktohen si pasojë e proceseve inflamatore. Edhe pse kuzhinieri sugjeron konsumimin e ushqimeve alkaline si brokol, badem, birra është "ushqimi" i tij i preferuar alkalin.

QEPA DHE HUDHRA

Mikroflora në lukth duhet të jetë e ekuilibruar, përndryshe sistemi tretës nuk i merr materiet e nevojshme ushqyese në mënyrën duhur,e trupi as nuk i shkrin kaloritë ashtu si do të duhej ta bënte. Rocco DiSpirito sugjeron përfshirjen e qepës dhe hudhrës në përgatitjen e shujtave që janë të pasura me inulinë - fibër që tërheq bakteret e mira në lukthin tuaj.

(Kosova Sot Online)