Lexoni edhe:
Çka nëse ju del gjumi natën dhe nuk ju merr më?
P ër fat të keq, gjithnjë e më pak jemi duke e konsumuar çajin e kaçës, i cili ka veprim të mrekullueshëm në organizëm, ndihmon në zbutjen e vështirësive ekzistuese shëndetësore dhe në parandalimin e tyre.
JA DISA NGA DOBITË E KËTIJ ÇAJI
1. Është burim i vitaminës C dhe likopenit, një antioksiduesi të fortë, i cili e lufton kolesterolin. Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës C, preferohet që këtë çaj ta konsumojmë kur jemi të ftohur, apo me grip.
Çka nëse ju del gjumi natën dhe nuk ju merr më? Lexoni edhe:
2. Ul shtypjen e gjakut. Gjatë një studimi të bërë në vitin 2010, pjesëmarrësit me shtypje të lartë të gjakut që kishin pirë çaj të kaçës rreth 3 filxhanë në ditë, ishte vërejtur një ulje e konsiderueshme e shtypjes.
3. Qetëson inflamacionet e ndryshme. Çaji i kaçës është i mirë për mjekimin e osteoartritit, qetëson dhembjen dhe shtangimin, e ekspertët thonë se ndihmon edhe në përtëritjen e kërcit. 4. Mjekon problemet në bark. Largon ngërçet, irritimin, ulcerën në lukth, etj. Mund të pihet si te kapsllëku, po ashtu edhe te diarreja. 5. E përmirëson punën e mëlçisë dhe vrerit. Përdoret për detoksikimin e mëlçisë, po ashtu.
(Kosova Sot Online)