A ndikon kafeina në ndjenjën e urisë?

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 10:54
A ndikon kafeina në ndjenjën e urisë?

Nuk është aspak fshehtësi se shumica prej nesh ditën e fillon me një gotë të ngrohtë kafe, e ky ritual i vogël i mëngjesit vazhdon edhe gjatë ditës. Kafeja kurrsesi se nuk është zëvendësim për shujtë dhe duhet konsumuar në masë të duhur, megjithëse deri në një masë ajo mund ta ngopë njeriun, por shujtat kurrsesi nuk duhet anashkaluar.

KAFEINA SHTON DËSHIRËN PËR DIÇKA TË ËMBËL

Një studim i publikuar pohon se disa njerëz të ndjeshëm ndaj kafeinës, përkatësisht pankreasi i të cilëve është nën ndikimin e kafeinës, në masë të madhe sekreton insulinë. Krahas kësaj, pas një kohe ndiejnë uri të madhe. Nutricistët po ashtu pajtohen se konsumimi i shtuar i kafeinës, (më shumë se tri kafe në ditë) mund të shtojnë nivelin e kortizolit, hormonit që është përgjegjës ndaj situatave stresuese. Niveli i shtuar i kortizolit shkakton ndjenjën e urisë dhe e shton oreksin. Nëse nuk mundeni pa kafenë, kufizoni atë në një filxhan në ditë, së bashku me kafjallin.

(Kosova Sot Online)