Lexoni edhe:
Ju trash apo jo gjalpi i kikirikëve?
Perimet, që janë të mbushura proteina, vitamina, fibra, mund të jenë aleati më i fortë në luftën kundër indit dhjamor në stomak. Për më shumë, nëse i konsumoni përditë, ndryshimet themelore do t'i vëreni që pas shtatë ditëve.
SPECAT PIKANTË
Një studim kanadez ka vërtetuar se specat pikantë jo vetëm se ndihmojnë në thyerjen e oreksit, por edhe në forcimin e aftësimit të trupit për të shkrirë dhjamin.
Ju trash apo jo gjalpi i kikirikëve?Lexoni edhe:
TRANGUJT E FRESKËT
Trangujt përmbajnë shumë ujë, prandaj edhe janë të hatashëm për thyerjen e urisë. Kur ta ndieni se keni dëshirë për ushqime të grimcuara, konsumoni disa rriska tranguj të freskët dhe një gotë ujë.
KAROTA
Kjo perime e portokalltë dhuron ushqim ideal të grimcuar. Është e pasur me betakarotinë dhe fibra dhe trupit tuaj do t'i dhuroni një të mirë të madhe, nëse konsumoni karotën e freskët.
DOMATJA
Është e pasur me vitamina C dhe kalcium. Kur këto dy elemente konsumohen së bashku, përbëjnë aleatin më të fortë në luftën kundër indit dhjamor përreth stomakut.
PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR
Spinaqi dhe brokoli po ashtu ju ngopin. Ky ushqim jo vetëm se ju furnizon me fibra të shëndetshme, që e mbushin lukthin, por e furnizojnë edhe me vitamina dhe minerale.
SPECAT E GJELBËR
Specat e gjelbër ndihmojnë në përshpejtimin e punës së metabolizmit, që mund të rezultojë me shkrirjen e madhe të indit dhjamor në stomak.
(Kosova Sot Online)