Hulumtim: mbajtja e maskave ka edhe benefite të tjera për shëndetin

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 11:21
Hulumtim: mbajtja e maskave ka edhe benefite të tjera për shëndetin

Mbajtja e detyrueshme e maskave, jo vetëm që i ka bërë njerëzit të mbrojnë veten nga virusi, por gjithashtu I ka bërë ata të ndërmarrin sjellje të tjera mbrojtëse siç janë: pastrimi I vazhdueshëm I duarve, mbajtja e distancës dhe në përgjithësi mbajtja e një higjiene më të mire, raportuan studiuesit të enjten.

Një ekip I studiuesve nga Gjermania vëzhguan një grup prej pothuajse 7.000 gjermanëve nga mesi I prillit deri në fund të majit. Sipas këtij hulumtimi, kur në Gjermani përdorimi I maskave u bë I detyrueshëm në prill të vitit 2020, numri I njerëzve në Gjermani, që mbanin maska u rrit ndjeshëm.

Para se maskat të bëhen të detyrueshme, rreth 20% e pjesëmarrësve në hulumtim mbanin maska, ndërsa nga fundi I majit kjo përqindje u rrit në 80%.

Si përfundim, ligji I cili parasheh mbajtjen e detyrueshme të maskave ka pasur disa efekte të tjera pozitive për shëndetin siç ishin:

-Njerëzit pastronin duart gati tetë herë më shumë se zakonisht

-Shmangin 20 herë më shumë shtrëngimin e duarve

-Ishin 13 herë më të prirë të mbajnë distancë fizike

“Si përfundim, politika e mbajtjes së detyrueshme të maskave duket se përpos që ka zvogëluar dukshëm transmetimin e koronavirusit, ka rritur edhe vetdijen e njerëzve për mbrojtjen e shëndetit nga disa sëmundje të tjera ”, thanë hulumtuesit. 

(Kosova Sot Online)