Zbuloni çfarë ju thotë trupi: Nga ngërçet deri te rënia e flokëve

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 09:25
Zbuloni çfarë ju thotë trupi: Nga ngërçet deri te rënia e flokëve

Trupi gjithmonë na "lajmëron" çfarë i mungon, por mbetet në neve që t'i njohim porositë dërguara.

KAFSHONI THONJTË? JU MUNGON KALCIUMI

Disa njerëz që nga vegjëlia kanë shprehinë e kafshimit të thonjve si përgjigje në situatat stresuese. Por, nëse kjo nevojë shfaqet përnjëherë, ka gjasa t'ju mungojë kalciumi dhe mineralet e tjera.

GJAKDERDHJA NGA MISHI I DHËMBËVE DHE HUNDA: JU MUNGON VITAMINA C

Kjo është shumë e shpeshtë te duhanxhinjtë, si dhe tek individët që pinë shumë kafe dhe alkool. Këto substanca pengojnë absorbimin e vitaminave për funksionimin normal të organizmit.

NGËRÇET NË MUSKUJ: JU MUNGON MAGNEZI DHE KALIUMI

Mungesa e kaliumit, magnezit dhe elektroliteve të tjera mund të shkaktojnë ngërçet në muskuj. Kjo më së shumti ndodh pas lodhjes fizike, kur jeni të qetë.

SKUQJA NË LINJËN E FLOKËVE, NË FYTYRË DHE RËNIA E FLOKËVE

Skuqjet e lëvorisura, që shfaqen në linjën flokëve dhe në fytyrë, si dhe rënia e shtuar e flokëve, mund të jenë shenjë se keni mungesë të vitaminave B7. 

(Kosova Sot Online)