A mundet një injeksion në tru të ndihmojë të humbni në peshë?

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 15:18
A mundet një injeksion në tru të ndihmojë të humbni në peshë?

Nuk është për frikacakët, por një trajtim për mbipeshën do të mund të përfshijë një injeksion në tru në mënyrë që kilogramët të shkrihen, thonë shkencëtarët. Ata kishin injektuar gjenet e ngopjes te minjtë, pasi me kujdes kishin depërtuar te kafka e tyre dhe kishin zbuluar se kafshët e injektuara kishin humbur në peshë dhe e kishin mbajtur atë peshë me një trajtim të vetëm. E gjithë kjo përqendrohet te apo rreth lehtinës, një hormon i krijuar nga qelizat yndyrore në trup që i tregojnë trurit kur të ndalojnë së konsumuari ushqim dhe fillojnë me shkrirjen e dhjamit.

Personat që vuajnë nga mbipesha prodhojnë më shumë hormonin lehtin, në krahasim me të tjerët, e kjo i dërgon porosi trurit se kanë nevojë edhe për më shumë ushqim. Mu për këtë arsye, ekspertët dhe shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror në Oregon kanë pasur objektiv trurin. Gjenet e injektuara e kishin pakësuar hormonin dhe në këtë mënyrë minjtë kishin humbur në peshë. Një injektim i vetëm kishte ndikuar në 5 për qind të humbjes së peshës, shumica yndyrë dhe dhjamë. Por, eksperimente të tjera do të bëhen, për t'u bindur nëse terapia me gjene do të jetë e efektshme edhe te njerëzit. 

(Kosova Sot Online)